Si funksionon?

Tashme me sherbimin e marketingut te automatizuar ju ofrojme nje mundesi fantastike per te menaxhuar fushatat tuaja te marketingut online.

Le te marrim ne shembull. Nese keni krijuar nje account amazon, ebay apo aliexpress besoj keni marre shpesh emails nga ato pasi ju keni kerkuar per nje produkt specifik ne faqe. Psh nese kerkuar per nje iphone, pas pak oresh ose pas nje dite ju vjen nje email duke sugjeruar opsione te ndryshme per blerej iphone apo nje produkti te ngjashem me te.
Ky eshte nje sherbim marktingu i automatizuar qe realizojne keto kompani per te mbajtur te lidhur(engaged) klientet tyre.

Nje gje te ngjashme mund ta realizojme per dyqanin tuaj online, apo per kompanine tuaj ecila do te ndermare nje fushate specifike online dhe pastaj te ndjeki personat e interesuar duke i ofruar sherbime te tjera ekstra.

Marketingu i automatizuar qe ne ofrojme perdor dy metoda kryesore te casjes se klienteve(kontakteve).
1. Permes email
2. Permes sms-ve

Nje fushate marketingu shembull eshte kjo me poshte.

Klenti: dyqan telefonash
Fushata 1: Gjej klientet e interesuar per produkte teknologjike
a. ben marketing me facebook, email, website baners etj. reklama qe ben eshte me pak fjale jep te dhenat tuaja, emer, mbiemer, email, telefon qe te marresh nje x oferte.
b. Pasi klienti ploteson formen online. Te dhenat ruhen ne nje databaze, dhe ne kompjuterin e klientit lihet nje cookies(gjurme) e cila do ndjek cdo levizje qe klienti do beje gjate gjithe kohes ne faqen e dyqanit. Pra ku klikon, cfare produkti eshte me i interesuar, sa here e shikon etj.
Pasi kemi marre te dhenat e klientit si dhe kemi filluar te ndjekim intresin e klientit ne faqen tone realizojme fushaten tjeter.
Fushata 2: Dergoji nje oferte per prduktin e interesuar.
Nese ky klient shikojme (kjo behet automatikisht) qe hap faqen tone dhe shikon produktin iphone, pas nje kohe x dergoji nje email me te gjithe tipet e iphone qe ne kemi.
Nese klion ne nje nga opsionet e iphone qe kemi derguar me email, pas nje dite dergoji nje email tjeter me po ate produkt duke i ofruar nje discount apo duke i ofruar edhe nje kapak falas per telefonin.
Logjika te tilla jane pa fund dhe mundesite e perdorimit gjithashtu.
Pasi jane bere konfigurimet e fushatave, dhe mesazheve apo emaileve qe duhet te nisen dhe kur do nisen, sistemi funksionon ne menyre te pavarur.

Nese jeni te intersuar per nje sherbim te tille ju mund te na kontaktoni duke plotesuar te dhenat djathtas:

Kontakt